SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Basha/ Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, ai është vetëm fillimi

Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme për vendimin e mazhorancës që të mos dorëzojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri tek drejtësia. Ai deklaroi se Tahiri do të jetë vetëm hapi i parë i çmontimit të narkoshtetit dhe se PD-ja në misionin e saj ka në krah partnerët, BE-në dhe SHBA-në. Basha po ashtu theksoi se Tahiri ishte vetëm një hallkë dhe se pa lejen e Ramës, i vetëm, ai nuk mund ta shndërronte Shqipërinë në vendin kryesor të furnizimit me drogë të Europës.

Ja fjala e Bashës:

“Qëndrimi i qeverisë amerikane është i qartë; ata dënojnë çdo përpkje që politikanët të jenë mbi ligjin dhe jashtë ligjit dhe që imnuteti të jetë mbi ta.

Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, pavarësisht mbrojtjes që i bëri dje mazhoranca. Faktet që dispononte Prokuroria dhe partnerët do të bëjnw që të marrë përgjegjësinë penale në përpjekjen e suksshme për ta kthyer vendin në vendin kryesor pwr transportin e drogave të rënda dhe lehta drejt Evropës.

Saimir Tahiri është fillimi i çmontimit të narkoshtetit. Kjo është luftë që sa ka filluar dhe as e lehtë dhe as e shkurtër, por PD do të ketë rolin e saj në këtë luftë në planin e mbështetjes së prokurorisë dhe gjykatave, në planin legjislativ për të zhveshur përfaqësuesit e politikës nga imuniteti dhe në planin politik që Shqipëria të çlirohet nga droga e krimi që ka depërtuar në qeveri, ekonomi, polici e çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.

Në përpjekjet që ne po bëjmë, me BE dhe SHBA jemi krah për krah; beteja sa ka nisur dhe jemi të inkurajuar nga mbështetja që është dhënë dhe do të jepet dhe ajo kalon vetëm përmes çmontimit të narkoshtetit dhe çdo politikani që i ka shërbyer për të pasur një shqipëri të çliruar nga mafia. E djeshmja ishte vendimarrje e turpshme nga Rama për të mbrojtur Saimir Tahirin nga akuzat e prokurorisë.

Pyetje: Por Rama shfaqi një qendrim tjetër…

Basha:  Qëndrimi i Edi Ramës ishte qëndrim i dëshpëruar. Qeveria e SHBA ka folur fare qartë. Ju e shikoni mbështetjen e plotë që i është dhënë Prokurorisë dhe gjykatës.  Qëndrimet e SHBA janë fare të qarta. Qëndrimi i Ramës sot nuk është thjesht ai i të mbyturit pas fijes së kashtës, por se vazhdon të jetë pjesë e problemit dhe refuzon të jetë pjesë e zgjidhjes. Pa lejen e tij Shqipëria nuk mund të shndërrohej në bazën e  drogës; Saimir Tahiri ishte vetëm një vetëm hallkë. Arben Ndoka e të tjerë në PS janë vetam hallka të një projekti politik.

Z. Basha, do t’i ktheheni jetës normale parlamentare?

Basha: Jetë normale parlamentare përmes këtij parlamenti nuk ka. Ne kemi shtruar domosdoshmërinë e një zgjidhjeje politike. Çfarë ndodh në një vend ku mazhoranca është ilegjitime, ku ka ardhur në pushtet me paratë e drogës?! Pa zgjidhur këtë problem vendi nuk mund të ecë dot përpara. Ndaj krahas mbështetjes që i japim organeve të drejtësisë, akuzave që Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë, me mbështetjen e medias – ju gazetarët që jeni në vijën e parë të frontit e që nuk keni asnjë joshje nga mafia, po jeni në vijën e parë të kërcënimëve si ato që pamë dje – ne do ta vazhdojmë këtë betejë brenda parlamentit me të gjitha instrumentet e opozitës parlamentare.

PD mbështet fuqimisht zbatimin sa më shpejt të Vetingut, të ngritjes së strukturës së Vetingut, këto do t’i shërbejnë çmontimit të narkoshteti. Kam besim se me partnerët tanë, BE dhe SHBA, do ia dalim që institucionet e reja të drejtësisë të jenë vlerë e shtuar në luftën kundër narkoshtetit.

PD dhe unë jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët. Ne dhe opozita kemi fakte të shumta të kthimi të Shqipërisë në një bazë të sigurt të trafikut të drogës. Kemi detyrë që të bëjmë jo vetëm denoncimin publik, por të sigurohemi që nga Prokuroria këta individë me pushtet të trajtohen njesoj si qytetarët para ligjit.

Po z.Lu foli sot për mosdënimin e politikanëve prej 27 vjetësh…

Unë nuk marr përsipër të komentoj, por jam i qartë për mbështetje të fortë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shpreh bindjen time të thellë se mbështetur mbi baza të forta ligjore, PD do ta finalizojë misionin e saj dhe Tahiri do të jetë shembulli i parë që nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

I bëj thirrje Ramës të heqë dorë nga keqinterpretimi i qëndrimeve që janë të qarta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?