Sport

Ronaldo fiton çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë në botë, që kur FIFA u nda nga France Football.

Cristiano Ronaldo, e ka fituar për herë të dytë më radhë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë në botë, që kur FIFA u nda nga France Football.

Sezoni i fundit i Cristiano Ronaldos është vlerësuar lart nga kapitenët dhe trajnerët e Kombëtarëve të futbollit, të cilët e votuan atë si më të mirin për vitin 2017. Ronaldo mori 43.16 % të votave, duke lënë prapa Lionel Messin me 19.25 për qind të votave. Ndërsa Neymar ka arritur të marrë vetëm 6.97 për qind të votave, duke u renditur si i treti.

Për të marrë këtë çmim portugezi kontribuoi edhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli.

Sipas FIFA-s, që ka zbuluar votat, Agolli e ka votuar të parin Ronaldon me pesë pikë, më pas Messin me tri dhe në fund Buffonin me një pikë.

Imazh i ngjashëm

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?