Tahiri: Kam siguruar dokumente nga prokuroria e Katanjës

Aktualitet

Saimir Tahiri doli sot në konference për mediat për të treguar se ka siguruar një dokument të rëndësishëm nga prokuroria e Katanjës që ka hetuar grupin famëkeq të Katanjës. Tahiri tha se në këtë dokument thuhet se nuk ka nisur asnjë procedim penal ndaj tij.

Ja deklarata e Tahirit në selinë e Kuvendit:

Për mua s’ka rëndësi debati politik dhe publik, e drejta e shenjtë e imja do të dalë dhe për çmimin e të vertetes do të paguaj gjithçka jam dhe gjithçka kam. S’dua të ma falë të drejtën askush dua ta gjej vetë pa ndihmë e mbështetjte. Unë tani jam qytertar pa pushtet dhe brenda me 48 orëve sigurova këtë dokument nga prokuroria e Katanjës ( e tregon para kamerave). Dokumenti mban datën 23 tetor dhe thuhet: Për shtetasin Saimir Tahiri nuk rezulton të ketë pasur procedim penal nga prokuroria e Katanjës. Pra prokuroria e Katanjës nuk ka gjetur në asnjë herë një lidhje të vetme të largët për mua për të nisur procedim penal ndaj meje. Pra nuk është hetuar kurrë ndaj meje. Si ka mundësi që prokuroria jonë kërkoi arrestimin tim?

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments