SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama: Në 2018 nisim regjistrimin e emigrantëve shqiptarë

Ne do të nisin vitin e ardhshëm regjistrimin dhe siç jemi organizuar, do të përpiqemi ta realizojmë në masën e vet më të madhe. Synimi është që në samitin e dytë të diasporës ne të kemi një rezultat konkret si dhe të materializojmë masat kryesore të kësaj reforme-tha Rama.

Kryeministri Rama ka njoftuar se vitin tjetër do të fillojë regjistrimi i shqiptarëve të diasporës teksa ka prezantuar planin për disporën dhe emigracionin në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ku në krah kishte Pandeli Majkon, ministrin e shtetit për Diasporën.

“Vitin e ardhshëm, – tha Rama, – fillojmë procesin e regjistrimit të të gjithë emigrantëve shqiptarë kudo ku ata jetojnë. Përfshirje e drejtpërdrejtë e të gjithë emigrantëve shqiptarë në procesin më të rëndësishëm të vendimmarrjes në vend, përmes votës. Kjo është një arsye shumë e fortë që asnjë parti politike e përfaqësuar në Parlament të mos mungojë në këtë proces; të mos tregojë, apo lërë të kuptohet ose keqkuptohet se nuk është e interesuar për votën e shqiptarëve jashtë atdheut.

Edhe nisja e unifikimit të shërbimeve konsullore i shërben kësaj teme dhe racionalizon këtë qasje. Diaspora është përfshirë si element kyç dhe unifikimi i politikave tona është domosdoshmëri.”

Rama tha se regjistrimi sjell mundësira dhe përfitime për emigrantët shqiptarë, siç ështënjohja reciploke e pensioneve.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?