Deputetët demokratë bashkë me Bashën surprizojnë ish-kryeministrin Sali Berisha me surprizën për ditëlindjen.

Aktualitet

Deputetët demokratë me në krye Bashën surprizojnë ish-kryeministrin Sali Berisha me surprizën për ditëlindjen. Berisha ditën e djeshme mbushi 73 vjeç dhe kolegët nuk kishin si ta harronin këtë ditë të veçantë për të.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga ”Shuplaka”, ata i kanë përgatitur një tortë ku i shkruajnë: ”I dashur doktor Berisha, edhe 100 vite të lumtura. Me mirënjohje grupi parlamentar i PD-së!”

”Dy gjëra nuk më pëlqejnë: fotot dhe ditëlindjet, janë e shkuara”, tha mes batutash Berisha para të gjithëve që e shoqëronin me buzëqeshje.

“Miq, sot 73 vjeç! Hyra në vitin e katërt të vjeshtës time si pranverë! Mirënjohje të pakufishme për familjen time dhe të gjithë ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij”, shkruante dje Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?