Rama shkarkon drejtorin e PDIU. I nxiu jetën qytetarëve
“Kemi një situatë praktikash absolutisht të papranueshme, – tha Rama në takimin me specialistët e AKU dhe ministrisë së Bujqësisë, – absurde në tërësinë e tërësinë e tyre që e kanë bërë këtë institucion një problem kombëtar.
Historia e AKU do të marrë fund sepse AKU nuk do të shkelë më në doganat e Shqipërisë, teksa bën sikur kontrollon ushqimet e sigurta që vijnë nga BE dhe lë terthoret në rrugët e Shqipërisë. Kështu që ata që duhet të largohen, besoj e kuptojnë vetë.
Agjensia Kombëtare e Ushqimit është një institucion që ve gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet,” theksoi Rama në vijim, duke e rënduar edhe më pozitën e të zgjedhurit të deridjeshëm nga radhët e PDIU-së.