Arben Ahmetaj bën kërdinë me largime masive nga puna

0

Struktura e re e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë pritet të nxjerrë në rrugë qindra punonjës.

Civitas.al ka arritur të sigurojë strukturën e re të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Struktura e re parashikon të ketë 390 punonjës. Kjo do të thotë që afërsisht 400 punonjës do të largohen nga puna. Shumë prej drejtorive që kanë funksion të njëjtë ose të përafërt do të kenë riorganizim të plotë stafi, i cili do të çojë në largimet e pashmangshme nga puna të qindra njerëzve.

Të parët që do ti “kapë lapsi” janë personat e identifikuar si mbështetës të LSI-së, pasi të tjerët e identifikuar me demokratët janë larguar gjatë 4 viteve të mandatit të parë të socialistëve.

Tashmë Ministria e Arben Ahmetajt ka 1 muaj që është kthyer në një ambient ku mbizotëron frika dhe paniku për vendin e punës. “Miqtë” që dalin në skenë në periudha të tilla janë parkuar në paradhomën e Ministrit duke ndërhyrë për persona të caktuar.

Zyrtarët e institucionit që duhet të programojnë dhe kujdesen për financat e këtij vendi, tashmë problem parësor kanë vendin e tyre të punës.

Siç dihet, me riformatimin e qeverisë Rama 2, Ministrisë së Financave të dikurshme i janë bashkangjitur ish-Ministria e Ekonomisë si dhe një pjesë e ish-Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author