Ja formacioni i Shqipërisë kundër Spanjës
Sot në orën 20:45 Spanja do të presë përfaqësuesen e Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Panucci ka nisur të ndërtojë skuadrën me të cilën do të prezantohet përpara kampionëve të Botës dhe Europës.
Mungesat e shqetësojnë por e gëzon fakti që Berisha dhe Hysaj janë rikthyer dhe janë gati për sfidën ndaj Spanjës.
Në ndryshim nga De Biasi, kampi kuqezi tashmë është kthyer në një ”ushtri” me disiplinë të hekurt saqë lojtarët i duhen t’i drejtohen edhe topit me “ju” dhe jo me “ti”.
Shumë lojtarë të pezulluar, dëmtime të shumta, disa lojtarë të prekur nga gripi. Kjo është situata në kampin kuqezi në prag të përballjes me Spanjën. Për shkak të dëmtimit, portieri Strakosha ka lënë grumbullimin me Kombëtaren dhe u kthye në Romë ku pritet të kryejë testet e specializuara në klinikën e Lacios (Padeia), Cikalleshi ditën e djeshme u nis drejt Turqisë për shkak të problemeve fizike.
E vetmja shpresë për panuccin është Sadiku që i vetëm në sulm pritet të vendosë në vështirësi repartin e mbrojtjes iberike.