Kryetari i Bashkisë së Lezhës mohon zjarrvënien e qëllimshme të makinës së tij
Pas djegies së makinës që kishte në përdorim, kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ka dëshmuar në Polici se “nuk kam konflikte me askënd, por prej dy ditësh mjeti kishte ndezur një llampë, që e neglizhova duke mos i bëre kontroll në servis.”
Frrokaj ka dëshmuar pasi një nga dy makinat e e djegura në mesnatë në lagjen Besëlidhja të Lezhës ishte e Bashkisë, por në përdorim prej tij, një “Mercedes Fuoristradë ML” me targë AA 400 JK.
Makina e kryetarit të Bashkisë së Lezhës u dogj pak pas mesnate, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete.
Sipas policia janë djegur dy automjete të parkuara afër njëra tjetrës. Mjeti që përdorej nga Kryetari i Bashkisë ishte një Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P.
