AktualitetShkrime

Nga Fitim Zekthi/ Ne jemi rasti kur mashtrues publikë dasmash të shtrenjta i shesin ato si dasma modeste

Politika, pushteti I gjithëfarësojtë është një ngasje e madhe dhe njeriu për shkak të dobësisë së tij mund të ndotet në të, mund të mos e kuptojë peshën e zullumeve të veta dhe të vazhdojë të sillet sikur është në kërkim të së drejtës dhe kjo është e kuptueshme. Por që një luzmë njerëzish në politikë, në media, portale, dyer të shëmtuara shpifarake faqesh ëeb, të cilët prej vitesh kanë ccnderuar ccdo normë njerëzore, kanë shfaqur neverinë më të ndyrë ndaj virtutit me mënyrën si jetojnë, janë treguar të gatshëm (dhe e kanë bërë) të shesin dhe blejnë gjithccka – njerëz, vende pune, shkrime të porositura, tendera, licensa – të sillet si një grup njeërzish që duan të drejtën, demokracinë, moralin, kjo vetëm në pak raste është shfaqur në botë.

Ne jemi një nga këto raste. Ne jemi rasti kur mashtrues publikë dasmash të shtrenjta I shesin ato si dasma modeste, ne jemi rasti kur injorantë dallaveraxhinj, hajdutë dhe maskarenj bëhen zëdëhnës të rëndësishëm të parlamentit, ne jemi rasti kur njeërz që nuk dinë të shkruajnë pa gabime fjali të thjeshta në shqip dhe njëherësh mishërim I batakciut, hajdutit, sharësit, sahanlëpirësit, sekserit apo intrigantit publik janë gazetarë apo opinionistë faqesh idiote përmes të cilave shantazhojnë, kërcënojnë ata që në këtë moment nuk janë në anë e tyre të interesit.

Ne jemi rasti kur ata që për zot të tyrin kanë paranë, ata që vetëdijen e tyre e kanë të shndërruar në enë që mbledh ryshfete nga dogana apo nga emërimet në dogana, e kanë kusi që mbledh shpifje, sharje dhe urrejtje për shkak se shpirti u është kalbur aq shumë shumë sa nuk tuten, nuk skuqen as kur sulmojnë njerëz që kurrë nuk kanë bërë një intrigë, njerëz që kurrë nuk kanë marrë një lek nga paratë publike, njerëz që kurrë nuk kanë patur një punë në shtet apo parti, njeërz që gjithë jetën kanë jetuar me djersën dhe dinjitetin e tyre.

Ne jemi rasti kur këta njerëz ndonëse nuk ka ves njeërzor që nuk e kanë ende mbi ta nuk ka rënë përccmimi I shoqërisë, ende vazhdojnë të rrinë, flasin dhe veprojnë si një shenjë se ajo që bëjnë mund të legjitimohet. Njeriu mund të mbajë një qëndrim të gabuar, njeriu mund të jetë gabim më shumë se një herë por ai nuk mud të lejohet të vihet në gijotinën e hajdutëve dhe mashtruesve me damkë që jetojnë vilave dhe llumit të veseve të tyre ndërsa “gabimtarët” mund të jenë thjesht “gabimtarë” në një rast por kurrë lëtyra që jetojnë vilave të vjedhura nga gjaku dhe djersa e njerëzve dhe dhe llumit të veseve. U bë tmerr nuk mban dot njeriu një qëndrim sepse kjo lukuni nis e turret duke thene e ben per ket apo ate arsye, nis e perpiqet te te deligjitimoje ad hominem sic benin gjakesoret ne pleniumet e dikurshme. Jo kjo lukuni jane fatkeqesia dhe jo pasqyra e ketij vendi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?