Policia tërheq zvarrë Nënën në sy të fëmijës që qan me ulërima dhe lutje. Video

Aktualitet

Banoret në Shkozë, që preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës kanë dalë sot në protestë.  Në pjesën e parë të projektit prishen 153 shtëpi.

Pas disa oresh proteste, policia ka nderhyre me force per te shperndare protestuesit. Ajo ka shoqeruar dhe nje grua. Ne videon qe po publikon “Gazeta Shqiptare” shihet djali i mitur i gruas qe u lutet policeve te lirojne nenen e tij.

Burime për GSH.al bëjnë me dije se,  banorët gjatë ditës së sotme kanë kërkuar prezencën e kryebashkiakut Erjon Veliaj, deputetes së zonës, Elona Gjebrea dhe Saimir Tahirin si kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, te cilët sipas tyre i kanë premtuar para zgjedhjeve dëmshpërblim te plotë me një VKM të posaçme.

Banorët janë shprehur: “Nuk kemi ku të shkojmë do mbajmë të bllokuar urën. Shtëpitë disa janë te ndërtuara që në 1985 disa në proces legalizimi. Banorët na mashtruan me premtime e tani sjellin 100 policë për të na flakur në rrugë”, – jane shprehur ata te revoltuar.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments