Basha: Dita e sotme, kujtesë për përgjegjësitë e rënda të politikës

Aktualitet

Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, por ai ka nënvizuar se kjo është dhe “një ditë përkushtimi, zotimi dhe kujtimi për përgjegjesitë e gjithësecilit në raport me një shoqëri më të drejtë dhe në veçanti për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës.”

Uroj të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit, – tha kreu i opozitës duke dalë nga selia e KMSH. – Është një ditë feste dhe solidariteti mes njerëzve, është dita kur individi dhe shoqëria bashkohen me përkujdesin e më të pamundurve. Ndaj sot mendimet dhe lutjet e mia janë për më të pamundurit, të vobektit, për ata që jo vetëm sot por shumicën e vitit i kanë tryezat bosh, natyrisht për të moshuarit, për të sëmurët, në veçanti për fëmijët.

Lutjet dhe mendimet e mia janë për një shoqëri më solidare të zemrës së dhembshur, për një shoqëri me më shumë mundësi, që jo vetëm ditën e Kurban Bajramit, jo vetëm ditën e festave, tryezat e shqiptarëve të jenë plot, buzëqeshja të kthehet në fytyrat e fëmijëve dhe familjeve të pamundura.

Kjo është dhe një ditë përkushtimi, zotimi dhe kujtimi për përgjegjesitë e gjithësecilit në raport me një shoqëri më të drejtë dhe në veçanti për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?