Nga Roland Luçi/ KF Skënderbeu, Radas & Co. dhe futbolli shqiptar

Aktualitet Shkrime

Skenderbeu ka arritur nje sukses qe dhe me te medhenj se ne në futboll do e deshironin, psh kroatet e Dinamos se Zagrebit qe mbeten me gisht ne goje. Dhe kur arrin sukses, feston, pra kemi te bejme dhe me momente euforie.
E ne momente te tilla mendoj une se gazetat e gazetaret sportive e jo sportive, portalet, specialistet, qytetaret dhe tifozet e thjeshte gabojne ne nje pike, pikerisht ne ate qe e quajne Skenderbeun perfaqesues ne arenen nderkombetare te futbollit shqiptar. E perseris, mendoj une keshtu.
Kam mendimin se Skenderbeu nuk perfaqeson futbollin shqiptar, por kampionatin shqiptar ku ai merr pjese dhe eshte ne eliten e tij, kampionat i cili sipas koeficenteve perkates te UEFA-s dergon perfaqesuesit e vet ne aktivitetet europiane Champions dhe Europa League. 


Pra nuk kane lidhje me futbollin shqiptar lojtaret afrikane a serbe te Skenderbeut. Ata, si dhe koleget e tyre te tjere te huaj, jane te punesuar perkohesisht prane klubeve shqiptare te kampionatit shqiptar. Prandaj ne ata i mbeshtesim per sa kohe qe tregojne rendiment te kenaqshem ne fushe duke rritur nivelin e kampionatit shqiptar qe sot po prodhon perfaqesues te tij te afte te kacafyten me ata qe para pak vitesh nuk na kishin ne liste. Qofte dhe per mekatet e Klubeve shqiptare… 


Pra ne, shqiptaret dhe futbolli yne nuk ndihemi te perfaqesuar nga ata, nga te huajt e kampionatit tone tashme konglomerat racash dhe ekipet e tyre perkatese ne arenen nderkombetare. Dhe s`ka se si te ndihemi te perfaqesuar nga Radas, Ali Sowe, Nimaga apo Segun James Adeniyi me shoke. Ashtu si dhe futbollin gjerman nuk e perfaqeson as Roben, e as Aubameyang, por perfaqesuesja gjermane!

Urime Skenderbeut dhe mekat qe shorti nuk i rezervoi kundershtare me atraktive ne grupin e tij ne Europa League, por çdo rezultat pozitiv i metejshem i tij eshte nje reklame pozitive per futbollin tone, per kampiontin shqiptar e imazhin e tij, por dhe per vendin tone dhe ne ndihemi krenar me te e sukseset e tij.

Por Futbollin Shqiptar, Shqiperine, Kombin tone, ne te gjithe shqiptaret na perfaqeson ne menyre te patjetersueshme vetem Kombetarja jone.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments