Nga Sokrat Turtulli/ Për disa figura ikonë dhe me histori në PD-më vjen shumë keq që nuk u përfshinë në listat e deputeve dhe Basha ka bërë me ta gabim fatal.

Aktualitet Analize Te tjera

Pashe sot ish ministra. Pashe ish deputeta. Pashe ish drejtora. Pashe keshilltare bashkish. Pashe edhe dy tre veta ne salle qe i kam pare te merren me terrenin neper fushata. KAQ.
-Benin thirrje per bashkim. Biles edhe logon e kane te tille. Jane kundra Bashes. Kerkojne ta rrezojne. Po si?!
– A rrezohet dikush nese ti bojkoton perballjen? A rrezohet dikush nese ti ju ben thirrje atyre qe mendon se jane shumice, te bojkotojne zgjedhjet?- Po, a nuk e bojkotuan shqiptaret Ramen dhe ai fitoi dhe neser do qeverise me i forte? Po nese ju mendoni se jeni me shume, pse nuk iu beni thirrje mbeshtetesve tuaj te votojne per Selamin dhe ta nxjerrin bllof, Bashen?! Ju dini te luani kesi lojrash pasi dy prej tre drejtuesve aty te thajne piten ne bixhoz. I mbaj mend disa ish deputete qe sot jane rrjeshtuar kundra Bashes, gjate diteve te cadres.

Deri tek Stacioni trenit oshetinte zeri i tyre per Bashen dhe liderin kryeminister. Biles kur permendnin “Basha kryeminister” i rendonin akoma me fort zerit duke iu drejtuar dhe pare ne sy Bashen te ulur perballe tyre si per ti thene” e thashe bukur”?! Po cfare ndodhi qe menjehere kur nuk pane emrat ne liste u kthyen ne qejfmbetesit me te medhenj? A do benin te njejten gje nese emrat e tyre do ishin perfshire ne vende te sigurta? KURRE. Biles sot do tu hanin syte ketyre qe sulmojne Bashen.
-Per disa figura ikone dhe me histori ne PD-me vjen shume keq qe nuk u perfshine ne listat e deputeve dhe Basha ka bere me ta gabim fatal. E perseris, per disa, ose thene ndryshe per rreth 5 prej tyre. Por kur shikoj disa cerra buzequmesht qe mendojne se fusha e betejes per te ringritur PD ndodhet vetem tek lokali i selise, kur mendoj se si ata si familje kane qene neper zyra drejtoresh te medhenj, kur mendoj se nuk kane asnje dite aktivitet partie ne terren, kur mendoj se po keta, neser, kur Basha te jete kryetar do ti lepihen peshtirueshem para e mbrapa, kur mendoj se serish do ti shoh neper karrige, kur mendoj se te gjithe kete e bejne jo se u dhimbset PD, por menderja e tyre, me vjen te ngrihem tani dhe ti dal Bashes para duke i thene: mbaji mend keto fytyra, keta emra, keta lepires, qe neser ti kesh ne listen tende per t’iu treguar…deren! Ata nuk do te te ndahen dhe une e di kete. Do te te kerkojne dhe falje duke u shfajesuar se ashtu ishte sistemi…

Une e dua PD me Bashen apo pa te. E dua sepse nuk e kam dashur ndonjehere per kryetarin, por per bindjen time dhe pse nuk kam perfituar kurre prej saj. Do ti dua qe te gjithe neser te bashkohen, por me nje kusht. Ta duan PD ashtu si une, pa interes…
E bejne dot valle ata qe sot ishin mbledhur aty?!

Kujtesë!

-Patozi nuk votoi as kur kandidoi Olldashi edhe pse ishte 2m larg kutise.
-Majlinda Bregu nuk ka qene asnje dite anetare e PD.
-Besnik Mustafaj eshte larguar dhe vetdeklaruar i lodhur nga PD.
-Ruli shkaterroi PD e Gjirokastres.
-Boden nuk e di se çfare e lidh me keta.
-Jozefina Topalli ka gjithe te drejten e saj te reagoje ashper, por nuk eshte bere pjese e asnje klani.
-Bledian Koka shtyn oret në tv dhe shfaqet si demokrat në korrik të 2017-s.
-Jul Deden mos e merrni seriozisht se bên gallate…

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?