Partia Demokratike dega 7 në Tiranë, me anë të një reagimi hedh poshtë lajmet e përhapura në media, se anëtarësia e PD-së në këtë degë ka kërkuar shkarkimin e Bashës.
Partia Demokratike dega 7 në Tiranë, me anë të një reagimi hedh poshtë lajmet e përhapura në media, se anëtarësia e PD-së në këtë degë ka kërkuar shkarkimin e Bashës.
PD-ja sqaron se këto deklarata bëhen nga eksponentë jashtë PD-së dhe shton se këto janë lojëra të Kryeministrit Rama në mediat e tij.
Reagimi i plotë:
DEKLARATË
Duke marrë shkas nga publikimi në rrjete sociale dhe portale, të një deklarate të hedhur në emër të Partisë Demokratike Dega 7 Tiranë, ku pretendohet sikur anëtarsia dhe Partia Demokratike Dega 7 kanë kërkuar dorëheqjen e Kryetarit Basha, sqarojmë se:
Kjo deklaratë është hedhur nga një profil fallco me emrin “Alfred Ibrahimi” pas të cilit fshihet një njeri i larguar nga Partia Demokratike për interesa të ngushta.
PD Dega 7 Tiranë distancohet nga deklarata të tilla që s’janë gjë tjetër veçse lojë e Edi Ramës dhe veglave të tij në media. Këto deklarata dashakeqe kërkojnë të njollosin që në nisje procesin zgjedhor për Kryetar të PDSH.
Partia Demokratike Dega 7 Tiranë siguron që gara dhe votimi per Kryetarin e PDSH do të jetë transparente dhe e ndershme, komform statutit të PDSH.
PD Dega 7 Tiranë beson që pas këtyre zgjedhjeve, PDSH do të dalë më e fortë.
