Nga Armand Maho/ Lulzim Basha duhet të flasë!

Aktualitet Analize

Lulzim Basha duhet te flase! Ngrirja nuk sherben per asgje, as kjo lloj marrje pergjegjesie. Aty askush nuk eshte armiku i tij. As gara qe ka shpallur me Maqo Lakrorin e ri te PD-se. Pashe se i kish ardhur goja dhe Flamur Kucit nje tip soroisti qe i vjen keq per PD. Ne kater vjet ky ka vjelle vetem vrer… Lulzim Basha e ka detyrim tu flase te gjitheve, dhe te tregoje cka di. Kush ishte ” eminenca gri” qe keshilloi ate lloj fushate. Kush nuk e la, apo kush ja sabotoi strukturat. Perse ajo sjellje arrogante teksa te gjithe shihej qe ishin te pakenqur me listat! Perse nuk sqaroi nje here publikisht se per cfare duheshin te paaftet ne fushate. Kush e keshilloi te heqe simbolet e PD dhe ti zevendesoje me Republiken e Re. Perse ndryshoi gjuhen ne fushate, perse la Erjon Veline te livadhiste e kerkonte ndere me voten me vrasjen e nje femije ne shpine. Keto i shihnim te gjithe vetem ai jo. Mjaftonte nje vizite ne shtepine e Ardit Gjoklajt qe ai pinxhua te futej andej nga ka dale.

Perse u ndryshua objektivi dhe u sulmua nje force politike qe skishte pretendimet e PD per zgjedhjet, per me shume qe ishte i njejti objektiv i Edi Rames. Jane gjera qe nuk sqarohen me nje ngrirje te thjeshte! Perse e personalizoi fushaten, dhe pse u krijua nje fryme percmimi per ata qe kane lene shpirtin aty ( dhe jane ata qe po e mbrojne sot me cdo cmim, sic mbrojten dhe doktorin ne dite te veshtira)
Basha e ka kete detyrim! Kur e pa qe po i sabotonin zgjedhjet pse nuk beri thirrje te merrnin hurin e ti perzinin nga i pari tek i fundit. Jane gjera qe kane mbetur enigme dhe thjeshte po shtojne batakun qe po hidhet drejt tij. Une nuk dua ta besoj se ka qene e qellishme, mund ta besoj qe eshte treguar papjekuri politike por kjo sdo te thote qe ai te kryqezohet.

Personalisht pervec mllefit te humbjes skam asnje pretendim tjeter. Pervec pezmit se si do ja bej dhe kater vjet me nje qeveri bastardesh skam pasur asnje pretendim tjeter. Sa jane si une, po te doni i them me emra por ska nevoje. Mjaft te shihni 80 % te antaresise atje. Ky eshte minimumi qe Basha ka detyrim ndaj atyre qe e mbeshteten qe nga koha kur erdhi ne ate parti ne vitin 2005 dhe deri ne 27 qershor kur u mbyll rezultati.
Sa per te mllefosurit duhet te jemi te qarte! Ata partine e kane mjele sa kane dashur, duke perjashtuar nje pjese te atyre qe i shkojne mbrapa se kane mbetur pa nje busull te caktuar. Kane pasur poste, e kane perfituar sa kane mundur. Asnje prej tyre seshte pa ndonje shtepi pushimi ne bregdet, nderkohe qe shumica e antarsise skane buke ne shtepite e tyte, keshtu qe mund te shkojne e te shijone freskun e bregdetit. Riciklimi duhej bere, menyra la shume per te deshiruar dhe ata prandaj kane goje te flasin. Te gjithe e dime qe ata lepurushat qe ne 80% te tyre nuk perfaqesojne asgje ishin nje target shume i lehte per tu sulmuar, nuk ngjallte besim e frymezim.

Jane analiza qe i dhhen asaj force politike, sepse deshperimi ka marre gjithe vemendjen. Sot lexova se ne nje muaj jane terhequr nga bankat 150 milione euro cash, dhe behet fjale vetem per parane e formalizuar, imagjinoni ato jadhte bankave. Demokracia ne kete vend eshte ne rrezik. Sot banda ka te gjitha pushtetet dhe escobaret kane futur perfaqesuesit e tyre ne parlament e qeveri. Parate e droges tashme po kthehen ne koncensione dhe zhvatje te pasurise publike. Por kete denoncim duhet ta beje opozita, e cila e corientuar e goditur spo administron dot deshperimin.

Basha duhet te ndryshoje gjuhe, dhe para se te prese se cfare do beje Edi Rama duhet qe me pare te beje nje marreveshje me demokratet. Ata qe ka mbajtur afer deri me tani ne vendimmarrje eshte mire ti degdise andej nga kane ardhur, ndersa marrevshjen me Edi Ramen duhet ta grise dhe jo ga mbaje ne sirtar. Ai e kish grisur sapo doli nga ato negociata dhe kjo eshte e qarte. Te firmose nje marreveshje me demokratet dhe cdo force politike qe eshte kunder atij establishmenti droge atje. Momente te veshtira kerkojne masa drastike koha eshte tani!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?