Rama tërhiqet e kërkon falje që kërkoi policinë të bënte fushatë për PS

Aktualitet Te tjera

Edi Rama është tërhequr sot duke kërkuar ndjesë nga thirrja që i drejtoi papritur edhe Policisë së Shtetit për të bërë fushatë për Partinë Socialiste, thirrja që krijoi tension në politikë.

“Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë! – shkruan Rama sot në Fb. – S’ishte aspak qëllimi im ç’ka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi” shkruan Rama sot, duke e konsideruar me shpërfillje “zhurmë”, reagimin që mori.

Gjatë mitingut dje në Kuçovë, Rama tha: “I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-­në, në mënyrë që të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre” tha Rama.

Por, Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj është deklaruar menjëherë duke e cilësuar si antiligjore thirrjen e kryeministrit dhe ai thirri median në një konferencë të posaçme ku i kujtoi Policisë ato që i ndaloheshin me ligj dhe se  “është në monitorim të rreptë, prandaj i ftoj të gjithë punonjësit e saj që të respektojnë çdo gërmë të ligjit përndryshe masat do të jenë proporcionale me shkeljet e kryera.”

Po ashtu reagoi edhe lideri i opozitë, Lulzim Basha. “Republika e vjetër është në ditët e saj të fundit. Ja sot në Berat bëri thirrje policëve që të mbledhin vota. Policia është e depolitizuar. Asnjë nuk mundet sepse automatikisht shkarkohet, – tha Basha në emisionin Zonë e lirë. – Me kriminalizimin e shtetit dhe përdorimin e policisë, tregon ku ka mbërritur. As Ramiz Aliaj nuk e ka bërë këtë, që të bëjë thirrje policisë dhe ushtrisë të mbledhë vota. Që në 1991 policia u depolitizua”, u shpreh Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?