Duka nga Rrashbulli/ Ketu fiton vetëm partia Demokratike

Aktualitet Te tjera

Agron Duka zhvilloi një takim me banorët e Rrashbullit ku i njohu me programin e demokratëve për qeverisjen e ardhshme dhe u bëri thirrje të votojnë numrin 6.

Në fjalën e tij Duka tha se ndodhej në listat e PD për shkak të rrethanave që u krijuan duke shtuar se nga takimet me banorët ai shikon një frymë gjithnjë në rritje të mbështetjes për të djathtën. Ndërsa shtoi se demokratët dhe të djathtët në përgjithësi duhet të bashkohen dhe të nxjerrin me patjetër Partinë Demokratike fituese të këtyre zgjedhjeve.

“Unë kisha besim në vetëvete dhe u kam thënë shumë personave që nuk po përmend me emër se demokratët do të mblidhen dhe do të mblidhen fort dhe mbajeni mend se nuk të shiten as tek LSI dhe as tek PS. Sërish komunën Rrashbull do ta fitojë Partia Demokratike. Sepse këta banorë të zonës sado para t’u japësh, unë e kam bindjen e sigurtë dhe jam shumë i bindur se nuk shiten dhe kanë për të votuar PD, numrin 6. Për më tepër se këtë radhë puqen dy gjëra e para është Partia Demokratike dhe e dyta jam edhe unë në listë” tha ndër të tjera Duka.

Duka në Rrashbull: Këtu nuk fiton as PS e as LSI, por vetëm partia Demokratike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *