Mimi Kodheli padit mediat greke që para disa muajsh shkruajtën se vite më parë ajo kishte punuar si balerinë në lokalet e natës në Greqi.

Aktualitet Te tjera

Mimi Kodheli ka paditur mediat greke që para disa muajsh shkruajtën se vite më parë ajo kishte punuar si balerinë në lokalet e natës në Greqi.

Lajmi u publikua nga portalet greke militaire.gr dhe makeleio.gr menjëherë pasi Kodheli i doli kundër homologut të saj grek Pannos Kamenos.

Bëhet me dije se ministrja ka ngritur prej muajsh padi penale dhe civile ndaj dy mediave greke militaire.gr dhe makeleio.gr dhe ka dhënë prokurë përfaqësimi për avokatët Christos Ziogas dhe Christos Thanasopoulos pranë zyres avokatore, “Ziogas, Thanasopoulis and Associates” për përfaqësimin në procesin penal dhe civil ndaj dy web-ve dhe pronarëve të tyre.

Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *