Lulzim Basha, po zhvillon një miting elektorale në njësinë 4.
Basha, në fjalën e tij, “në lagjen time të vjetër” siç u shpreh, tha se “Ramën nuk do ta lejoj të marrë këtë fushatë për hunde.”
“Reforma kushtetuese, reforma e sistemit zgjedhor, – tha kryedemokrati, – përfshirë votimin dhe numërimin elektronik nuk është asgjë tjetër më shumë se fundi i republikës së vjetër dhe nisja e republikës së re, ku qytetarët përmes ndryshimeve kushtetuese, do të kenë në dorë fatet e politikanëve.
Me një sistem zgjedhor ku i zgjidhni vetë përfaqësuesit tuaj, me një sistem demokratik amerikan, ku nëse ata nuk ju përgjgijen ju mund t’i shkarkoni, deputetë, kryebashkiakë, deri edhe kryeministrin e Shqipërisë… Kush e arriti këtë fitore? Kush e arriti këtë betejë të jashtëzakonshme? Çadra e lirisë, ne, ju e bëtë. Ju ia dolët. U bashkuan në 90 ditë njerëzit, kauza qytetare dhe ky ëhstë mësimi i madh se kur shqiptarët janë të bashkuar nuk ak forcë që t’i ndalë.
E mbani mend si krekoseshin para 18 shkurtit? S’u hynte asgjë në sy, por i kishin bërë hesapet pa popullin dhe populli u ngrit dhe marrëveshja politike e 18 majit i hapi rrugë fitores vendimater që ju e keni në dorë në 25 qershor.
Kjo betejë u fitua nga bashkimi i qytetarëve. Për herë të parë fushata për zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë në qëndër politikanin, por hallet dhe shpresat tuaja.
Ja tek e shohim: dy fushata. Njera ka në qëndër politikanët e stampës së vjetër, të pazarit të vjetër politikës. E shikoni Edi Ramën që do gjithë vëmendjen për vete: me batutë me barsale më veshje, vetëm që të ketë vëmendjen. Ai tjetri mori daullen në Kukës. Njeri i bie daulles, tjetri kërcën, si “Ezeli” bëjnë, 4 vjet telenovelë bëjnë.
Kjo është politika e vjetër ku në qëndër janë politikanët për të hequr vëmendjen nga gjëja kryesore, ekonomia, papunësia, niveli mizerabëkl i të ardhurave, mungesa e shpresës.
Ky premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë dhe nmbyllime mijëra dhe çoi 300 mijë shqiptarë në azil. Prandaj këtë fushatë e ka të domosdoshme që të mos flasë për ekonominë, se çfarë do t’u thoshtë shqiptarëve: nuk kisha kohë, nuk kisha para? 400 milionë euro për fasadë, 350 milionë euro për 4 miq, 300 milionë euro CEZ-it me një dorë, ndaj dhe rriti çmimin e energjisë që të kompesonte gropën financiare, 150 milionë euro për “check up”-in e famshëm.
Prioriteti juaj është punësimi, i tiji janë fasadat. Për ju ëhstë shëndetësia, për të të mbushë xhepat e Vilmës me shokë. Prioriteti juaj është arsimi, shkolla e lartë, kurse i tiji është një grusht oligarkësh.