Rama, njeriu qe bertet me shume per vettingun dhe nga ku kerkon te trembi kedo qe ai mendon se eshte i inkriminuar ose korruptuar, ka therrit serish ne skene te inkriminuarin dhe shkarkuarin prej tij, ish kryetarin e Bashkise Kavaje dhe nje prej trafikanteve te droges dhe perdhunimit, Elvis Roshi.
Roshi eshte pare dje teksa bente fushate per kryetarin e bashkise Kavaje.
Pak dite me pare ka qene policia e Kavajes qe ka bere arrestimin ne makinen e kryetarit te Ps të nje ish trafikanti tjeter te droges Ramadan Shabani.
Pas arrestimit të dy të rinjve në Kavajë, Sali Berisha ka denoncuar në “Facebook” lidhjet e tyre me ish-kreun e Partisë Socialiste atje, duke postuar dy denoncime bashkë me fotografi.
“‘Audi’ i kapur mbrëmë është pronë e Gentjan Dajës, por për arsye që dihen nuk e ka regjistruar në emrin e tij personal, por në emër të shoferit të tij personal dhe të familjes, i cili quhet Bledar Qerosi, i cili ka qenë dhe shofer i Kuvendit në shërbim të ish-deputetit socialist. Në këtë foto Gentjan Daja me 2 djemtë që u kapën me kokainë Rem Shabani dhe Redi Duka”, është denoncimi i parë që Berisha ka postuar duke iu referuar “qytetarit dixhital”.
“Makina e Gentjan Dajës, ‘Audi’ me targa AA 202 NO, drejtohet nga Shabani, i cili është mik i ngushtë i Gentjan Dajës. Fotot më poshtë janë bërë pas aksionit ku u gjet drogë në makinën e kreut të PS”, thuhet në denoncimin tjetër të Berishës.
A vazhdon Rama te mbetet peng i krimit dhe kur aludon me te madhe se po e lufton ate dhe te inkriminuarit?!
SPRINT.AL