Dashamir Tahiri: U bëmë bashkë me Dulen që të rrëzojmë Ramën

Aktualitet Te tjera

Dashamir Tahiri ka sqaruar përse ka pranuar që ai të jetë në të njëjtën listë të kandidatëve për Vlorën së bashku me Vangjel Dulen.

Duke folur për një media lokale në Vlorë, Dashamir Tahiri sqaroi se vendimi për përfshirjen e tij dhe të kryetarëve të partive aleate nën siglën e Partisë Demokratike ishte vendim i kryetarëve të partive. Sipas tij, Vangjel Dule ka programin e tij. Dashamir Tahiri thekson gjithashtu se janë bërë bashkë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Ky është koalicion shumë i madh, ku të gjitha partitë janë bashkuar në një sigël dhe nuk ishte zgjedhja ime. Janë zgjedhje që i kanë bërë kryetarët e partive. Ne jemi në një koalicion për të mundur qeverinë e sotme. Jemi të bashkuar të gjithë. Dulja ka programin e tij, unë kam programin tim. Jemi për një qëllim, të përmbysim qeverinë”, është shprehur Dashamir Tahiri.

Vangjel Dule dhe Dashamir Tahiri janë përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në Vlorë. Pak ditë më parë, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi deklaroi se çdo votë e çamëve për Dashamir Tahirin shkon për Vangjel Dulen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?