Nga Shpend Sollaku/ Politikisht – akoma në vitin 91, apo requiem për partiçkat.

Aktualitet Shkrime
Te gjykosh sipas zallamahise se ngritur rreth listave te PD-se nga ata qe nuk e perfaqesojne, te krijohet pershtypja qe kjo parti ka qene gjithmone nje dose ne siset e te ciles kane pire edhe ata qe kurre nuk jane proklamuar derkuce, por te racave me fisnike. Qe prej 91- shit e ketej, gjithmone bijte e ketyre partickave te tjera kane pare tek PD-ja apo venia ne nje aleance elektorale me te mundesine per te shkuar ne parlament.
Po te gjykosh jo edhe aq thelle, Shqiperia ka qene gjithmone bipolare ne politike: PD dhe PS = dy parti binjake, me origjine te njejte, qe kane ofruar siset sa andej kendej per shumicen e atyre qe kane dashur te pijne nga gjinjte e tyre. Kohet e fundit u duk sikur po lindte nje dose e re- LSI. Sesa qumesht kane gjinjte e saj, do te vertetojne keto zgjedhje, por une kam frike se po ato do te mbeten mendeshat kryesore – PD dhe PS. Nga kjo pikepamje cuditem pse lider te tjere, qe perfaqesojne parti apo organizata te deklaruara antikomunsite, kritikojne listat e PD-se pse nuk ka perfshire shume prej tyre, apo pse nuk i ka vene ne pozicione te privilgjeuara ne listat e saj.
Venia e tyre nen siglen e PD-se eshte nje dukuri eshte e jashtemoralshme. Ata nuk duhet te rrine me kryetare ne partite e meparshme, pasi, edhe simbolikisht, edhe zyrtarisht, me pranimin e kandidaturave te partise tjeter, kane deklaruar tradhetine ndaj partive te tyre apo edhe pafuqishmerine dhe mosekzistencen e mbeshtetjes se atyre partive nga shqiptaret. Nje distancimi i vogel, i ndrojtur, u pa sot nga kreu i legalisteve, por as regimi i tij nuk ishte nje mea culpa i vertete. Ai ankohej se nuk ishte vene ne krye te listes, pra iu duk e vogel kocka e ofruar partise se tij. Gjana dhe te tjeret alleate te vegjel te perhershem te PD-se pretendojne se do perfaqesojne nje pjese te mire te popullsise politike shqitare?
Le te dalin me vete. Kane frike se nuk fitojne? Domethene se askush nuk i ka ne llogari , se pesha e tyre politike eshte e paperfillshme. Ne kete rast duhet ose te perpiqen te forcohen deri sa te jene aq te forte qe mund te perfaqesohen me vete ne parlament, ose te largohen apo tʼi deklarojne te falimentuara partickat e tyre, qe nuk jane te afta as edhe te zgjedhin qofte edhe nje deputet: kryetarin e partise se tyre. Ndryshe te gjitha manovrat per tʼu prezantuar ne parlament me lemosha te te tjereve sherbejne per te na mashtruar me nje pluralizem te rreme dhe per tʼi dhene PD-se nje spruco te djathte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *