Një grabitje ka ndodhur në kryeqytet një ditë më parë.
Ngjarja, që bëhet me dije sot nga policia, ka ndodhur dje rreth orës 12:30, në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”.
Tre persona ende të paidentifikuar nga policia, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen”, që drejtohej nga T.M., 31 vjeç dhe me pasagjere A.P., 33 vjeçe, ekonomiste në një firmë private. Atyre u janë marrë me dhunë shuma monetare prej 10 milion lekë të vjetra.
Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Total 0 Votes
0
0