‘Ekipi Mundjes Golloborda’ ka një mesazh për gjithë të angazhuarit e aktivitetit “Mundja Tradicionale Gollobordë 2017”. Foto

Aktualitet

Miq të nderuar, gollobordas e ju të tjerë!
Ju shprehim falënderimet e sinqerta e të përzemërta të gjithë miqve që u angazhuan dhe ndihmuan në grumbullimin e të dhënave dhe fotografive për aktivitetin “Mundja Tradicionale Gollobordë 2017”.
Mirënjohje e pakufishme për të gjithë pjesëmarrësit në aktivitete, përkatësisht në promovimin e librit “Pehlivanët e Gollobordës”, vlerësuesit e mirënjohur dhe bashkëfshatarët gollobordas që përshëndetën, për drejtuesit dhe mësuesit e palodhur të shkollës së mesme “Elez Koçi”, në Ostren, për gjithë pjesëmarrësit dhe tifozërinë e zjarrtë, për mundësit e të gjithë moshave, ish-kampionë legjendarë në tapet e në livadh, për mundësit që u ndeshen burrërisht në livadh, pa dallim moshe. Falënderim i veçantë për miqtë që na nderuan me praninë e tyre në aktivitet, për drejtuesit e organeve të qeverisjes vendore, për drejtuesit e Federatës Shqiptare të Mundjes dhe sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Kombëtare të Mundjes. Respekt i posaçëm për mjeshtërit e mundjes tradicionale, që asistuan e na nderuan në aktivitet, përkatësisht Sulejman Shala, Ridvan Kalanderi e Avni Nebiu nga Kosova dhe Ilmi Mehmedi e Ramazan Bajrami nga Kërçova.
Përgëzime e urime të merituara për gjithë finalistët dhe fituesit që lartësuan cilësinë e mundjes tradicionale.
Nderim mundësve gollobordas që rriten krenarinë e krahinës.
Falënderim e mirënjohje për ata që mundësuan financiarisht zhvillimin e aktivitetit. Vlerësim e mirëkuptim pa qejmbetje për çdo komentues në faqen tonë, duke i ftuar të shprehen mbasi të kenë lexuar librin dhe të shikojnë fragmente nga zhvillimi i aktivitetit.
Shprehim kënaqësinë e falënderimin për të gjithë ju miq që na inkurajoni e vlerësoni për misionin tonë, në ruajtjen përjetësisht të traditave të Gollobordës e përcjelljen e tyre në breza dhe në vlerësimin e nderimin deri në përulje të burrave të shquar të krahinës.
Mirëpresim bashkëpunimin me ju në përmbushjen e misionit tonë!

Fotografia e Ndricim Spahiu

Fotografia e Ndricim Spahiu

Fotografia e Ndricim Spahiu

Fotografia e Ndricim Spahiu

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?