E vërteta e intervistës së Bashës te `Der Standard` dhe deformimi i pisët i majtistëve me Katolikët.

Aktualitet

Një intervistë e kreut të opozitës Lulzim Basha në prestigjiozen austriake “Der Standard”, është shndërruar me shpejtësi nga mediat shumëpërdorimëshe të kryeministrit, në një “fake news” që ka infektuar me shpejtësi rrjetet sociale. Gati të gjitha mediat në shërbim të kryeministrit morën prej kësaj interviste një pasazh, ku Basha tregon për kriminalizimin e politikës, administratës dhe pushtetit lokal prej kryeministrit që në fushatën zgjedhore të vitit 2013 dhe më pas në zgjedhjet e pushtetit lokal dy vjet më vonë.

Loja me kontekstin e fjalëve të Bashës u shndërrua me shpejtësi në tituj dhe shkrime që e paraqisnin atë si një antikatolik të madh, madje duke i kriminalizuar të gjithë “në tufë”. Grepi i këtij “fake news”, edhe pse i fabrikuar trashë kapi mjaft individë të frustuar që po mbushin mediat e pushtetit dhe rrjetet sociale me “revolta” kundër Bashës, në mbrojtje të katolikëve shqiptarë. Janë thirrur në ndihmë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e gjithë korifejtë e klerit katolikë.

Por si është e vërteta?   

“Lidhja mes krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në Parlament, në bashki, në institucionet e Administratës Publike janë ulur njerëz, që nuk kanë qenë kurrë në politikë. Ajo që i bashkon është fakti se kanë ngecur nëpër burgjet europiane për trafik droge, trafik të qenieve njerëzore, trafik armësh dhe vrasje. 95% e atyre me të shkuar kriminale, që ulen sot në Parlament, dhe 70% e atyre që drejtojnë bashkitë janë nga veriu i Shqipërisë”, i ka thënë Basha gazetarit austriak pasi u pyet për kriminalizimin e politikës nga Edi Rama.

Në asnjë rresht të retorikës së mësipërme nuk thuhet nga Basha, se 70% e katolikëve shqiptarë janë kriminelë siç po e paraqesin me djallëzi malinje mediat e Ramës. Përkundrazi; ai i rrëfen gazetarit një të vërtetë që tashmë e dimë të gjithë dhe këtë e shpjegon më poshtë në të njëjtën intervistë.

“Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Por Edi Rama rekrutoi në veri llumin e llumit për të shkatërruar fortesën tonë atje. Ata janë fuqizuar e kanë caktuar krerë policie e taksambledhës”.

Me pak fjalë, Lulzim Basha ka rrëfyer maskaradën që ka bërë Rama me Veriun e Shqipërisë. Ka treguar sesi ai është tallur dhe ka denigruar katolikët duke emëruar si përfaqësues të tyre, ata individë që në fakt janë turpi dhe përgërja e tyre; derrat më tipik të “pyllit” ku jetojnë, i cili ka nxjerrë njerëz të shquar, të shkolluar, idealistë që kanë nderuar jo vetëm Veriun dhe katolikët, por gjithë kombin shqiptarë. Basha ju thotë që Rama në pamundësi që të fitojë me garë të pastër zgjedhjet në këto treva të njohura si bastion i të djathtës dhe djep i demokracisë shqiptare, rekrutoi të fortët dhe kriminelët e të gjithë llojeve,  për të mbledhur me mënyrat e tyre votat që nuk kishte shans ti merrte kurrë. Prandaj edhe 70% e “përfaqësuesve” të popullsisë katolike të Veriut në parlament, bashki dhe administratë janë trafikantë, përdhunues, vrasës, `llumi i llumit` të katolikëve, siç i quan Basha.

Ndryshe nga si po përpiqet ta paraqesë ky “superfakeneës” deklaratën e tij e vërteta është që Basha ka ndarë “llumin e llumit”, nga gjithë pjesa tjetër. Dhe për këtë fajtor bën vetëm një njeri; Edi Ramën dhe strategjitë e tija kriminale për të marrë e mbajtur pushtet…jo vetëm në Veri (ku eksperimenti ishte masiv dhe i paprecedentë), por në  gjithë vendin.

Është për të ardhur keq që pas gjithë kësaj, shfaqen “katolikë të revoltuar” me Bashën të cilët dërdëllisin përçart për “njollën” që ju paska ngjitur ai pa të drejtë ai. Është e vërtetë që gjatë këtyre 4 viteve popullsia e veriut dhe veçanërisht katolikët janë turpëruar si kurrë më parë. Por autori i kësaj njolle është vetëm një; Edi Rama që përzgjodhi me kokrra mes tyre, individë të krimit që jo vetëm nuk i përfaqësojnë, por përkundrazi i turpërojnë. Krimi nuk ka as fe as krahinë, e as atdhe.

Këta “katolikë” të revoltuar do të kishin bërë mirë që të kishin folur gjatë këtyre katër viteve, kur Rama ju tregoi hapur se sipas tij, ata e meritojnë të përfaqësohen nga “llumi i llumit” të tyre.

Nëse Armando Prenga dhe Mark Froku me kompani, na qenkan njësoj si Gjerg Fishta dhe Luigj Gurakuqi, atëherë le të jetë edhe Edi Rama, Ismail Qemal e Gjergj Kastriot se nuk bëhet qameti.

E vërteta është që Basha i mbrojti katolikët nga njolla e turpit që ju ngjiti Rama. Të tjerat janë “lajme të rema”, ose grep për peshq të trullosur, “katolikë” qofshin apo jo…

Syri.net/poho

0 0 votes
Article Rating
Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments