Aktualitet

Policia del bllof: PD zbatoi ligjin për tubimet

Policia heq dore nga deklaratat se ne protesten e opozites priten akte dhune. Te njejtat deklarata dhane edhe ambasada Franceze dhe ajo Hollandeze.

Një ditë më parë policia e shtetit nxori një deklaratë zyrtare ku akuzonte Partinë Demokratike se nuk kishte plotësuar të gjitha kërkesat për protestën që do të zhvillonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
“Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit” – thuhet në njoftimin e një dite më parë, por në përfundim të protestës që rezultoi paqësore policia thotë se sjella e Partisë Demokratike ishte në përputhje me ligjin.
“Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një protestë të paralajmëruar në kryeqytet, e cila u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet” –thotë policia e shtetit.
“Policia menaxhoi me shumë profesionalizëm dhe korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 60 autobusëve, 80 mikrobusëve/fugonave dhe rreth 700 autoveturave të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë, përfshirë këtu edhe nga njësitë administrative të Tiranës” – thotë policia.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?