Vasili pas tërheqjes së Ramës/ Zgjedhjet me standarde duhet të jenë prioritet i të gjitha forcave politike.
Pas terheqjes nga Rama te kandidatit te PS per kreun e bashkise se Kavajes, ka reaguar edhe Kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Sipas tij shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë u bë për të ç’tensionuar situatën e krijuar dhe për të shmangur përplasjet mes palëve.
Ndërkohë që ai ju ka bërë thirrje të dyja forcave të mëdha politike që të vazhdojnë dialogun mes tyre për zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar.
Sipas tij zgjedhjet me standarde duhet të jenë prioritet i të gjitha forcave politike.
Dialogu mes palëve duhet të vazhdojë. Dialogut ti krijohet qetësia e duhur. Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë për ç’tensionimin e situatës së krijuar. Zgjedhjet me standarde duhet të jenë prioritet”, u shpreh Vasili.