Sali Berisha kanë qenë bashkë me deputetët e tjerë në çadrën e protestës përballë kryeministrisë. Berisha kujtoi refuzimin që i bëri Rama ofertës McAllister në takimin me Lulzim Bashën, duke i kërkuar të pranojë zgjidhjen politike. Në rast të kundërt, tha Bërisha alternativë që mbetet për Ramën është fataliteti.
“Mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është zgjidhja e mëshirës për ty. Por edhe mëshira ka një kufi, pastaj të pret fataliteti, që e meriton” u shpreh Berisha.
Ish kryeministri përmendi datën 7 Maj dhe protestën e thirrur në Kavajë nga opozita. Në të njëjtën ditë PS ka njoftuar se do të zhvilojë zgjedhje në Kavajë me kandidatin për kryetar Bashkie në këtë qytet.