SPRINT NEWS ALBANIA

Kategoria

Çim Peka darkon me Metën pas zgjedhjes së këtij të fundit President/ Foto

Darkën e parë si president, (ndonëse ende jo në funksion) Ilir Meta duket se ka preferuar ta kalojë me Petrit Vasilin dhe gazetarin Çlirim Peka. Fotot e siguruara nga Opinion.al janë realizuar mbrëmjen e djeshme në një nga restorantet e kryeqytetit, ku duket se Meta dhe miqtë e tij e kanë konsumuar darkën dhe janë duke biseduar me nga një gotë verë përpara.

Por nëse Vasili është një nga njerëzit më të besuar të Metës nuk dimë përse gazetari Çlirim Peka gjendet në këtë tavolinë. Eshtë një darkë miqësore, apo ndoshta një ftesë që Meta të jetë në emisionin që Peka realizon në portalin e tij?

Paraditen e së shtunës Meta pati daljen e tij për mediat, ku deklaroi largimin nga LSI dhe drejtimin e kësaj force tashmë nga Petrit Vasili, i cili do të drejtojë partinë edhe në raportet me aleatin politik, Edi Rama.

meta 1

meta 1meta

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?