SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Sekuestrohen 37 kg drogë në Vlorë/ VIDEO

Policia e Vlorës sekuestroi 37 kg kanabis në një banesë në lagjen 1 Maji në qytetin bregdetar dhe vuri në pranga pronarin e shtëpisë, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtori.

Në një operacion të koduar “Bedroom”, policia vuri në pranga 20-vjeçarin Bledar Grabovaj në banesën e të cilit u gjet lënda narkotike. Lënda narkotike u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes së banesës në fjalë, e ndarë nëpër thasë sintetikë dhe të mbështjella me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe i afërmi i tij, N.G., 50 vjeç, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Policia thotë se i kaloi materialet procedurale Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?