Sekuestrohen 400 kg kanabis në një operacion masiv në Lezhë
Forca të shumta policie kanë filluar operacionin në orët e para të mëngjesit dhe vijon akoma.
Rreth 400 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar në një operacion masiv antikanabis.
Operacioni antidrogës është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në Bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Policia ka arrestuar disa persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Total 0 Votes
0
0
