Nga Artur Roshi/ Proçesi i negocimit të ngërçit politik

Aktualitet

Opzita nuk pranon tërheqje nga kërkesa për qeveri teknike.Ka një kënshikim apriori nga eksperienca e derisotshme e çdo qytetari për një marrëveshje të caktuar se palët duhet të lëshojnë të dyja.Egzitojnë tre variante të marrëveshjeve:
a)Kur njëra palë kërkon një të drejtë që e kontrollon pala tjetër.
b)Kur të dy palët kanë në dorë pjesërisht të drejtën e njëra-tjetrës.
c)Kur të dy palët e ushtrojnë të drejtën veçmas pa cënuar njëri-tjetrin.
Situata politike e sotshme qëndron në variantin e parë,kur njëra palë kërkon një të drejtë që e kontrollon pala tjetër.E drejta që kërkon Opozita është garantimi i votës së lirë.E drejta kalon mbi një linjë arsyetimi dhe logjike sepse ndryshe nuk është e drejtë,prandaj le të supozojmë si në vërtetimin e një përfundimi matematikor(teoreme)duke u nisur nga e kundërta për të arritur në zgjidhjen e drejtë.Supozojmë se nuk duam votë të lirë.Këdo qytetar që të pyesësh si realizohet kjo,beson se kjo ka siguri të ndodhë me këtë qeveri që kemi sepse ka krijuar klimën dhe opinionin se fuqizimi i pushtetit nëpërmjet trafikut dikton vazhdimësinë.Atherë e kundërta,pra vota e lirë ndodh pa këtë qeveri që e ka fuqinë prej trafikut dhe jo prej shërimit që i bën qytetarit.Qeveria teknike është ajo që mund të realizojë votën e lirë dhe nuk kemi të bëjmë me një kusht të Opozitës,por me nje mjet për të realizuar kompromisin për votën e lirë.
Pra nuk duhet parë marrëveshja e konceptuar si një akt tregëtar kur blen diçka që kërkon një çmim më të lirë dhe ka një kompromis midis shitësit dhe blerësit.
Çdo marrëveshje kalon nga qeveria teknike.Çdo zgjidhje tjetër e quajtur kushtetuese që anashkalon votën e lirë është kundër qëllimit të kushtetutës.