Aktualitet

Pse Edi Rama uron fshehtas për fitoren si Trump dhe Erdogan?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë mbrëmë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”. Kështu shkruan sot agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill, shkruan më tej kjo agjenci.

Por ajo ç’ka çudit është se Kryeministria nuk ka dhënë asnjë informacion për urimin e Ramës. As vetë Edi Rama që është shumë aktiv në rrjetet sociale nuk ka shkruar asnjë fjalë për fitoren e Erdogan. Kujtojmë se në të gjitha rastet e tjera, zyra e shtypit pranë Kryeministrisë ka informuar për letrat apo telefonatat që Rama bën me liderët botërorë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?