SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Dalin pamje të reja të autorit të vrasjes së ish drejtori të policisë/ Video

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 Prill 2017 ku u vra me armë zjarri  ish drejtuesi i  lartë i Policisë në nivel lokal  Artan Cuku.

Policia kërkon  edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Policia garanton  anonimatin e plotë  dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?