Rajoni

Zbulohen edhe në Kosovë grupe që duan të destabilizojnë vendin. A qëndron Sërbia pas tyre?

Një ditë pas publikimit në media të lajmit për sinjalizime nga shërbimet e sigurisë, se po përgatitej një atentat ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, me qëllim destabilizimin e vendit, edhe në Kosovë autoritetet flasin për veprime të disa individëve dhe grupeve  të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues.

Alarmi jepet nga Këshilli për Siguri i Kosovës.

“Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

“Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve  dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Institucionet e Kosovës thuhet se po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania