Zjarri përfshin Komisariatin e Policisë së Kavajës
Burime nga policia thanë se rreth orës 23:37, në parkingun brenda Komisariatit të Policisë Kavajë, ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroën”, në pronësi të punonjësit të policisë J. B.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroën”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisaraitit si provë materiale.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroën”.