Ja audio ndërmjet Nar Kokës dhe policisë

Aktualitet

Leonard Koka është shoqëruar sot në Policinë e Durrësit me akuzën për ‘kundërshtim të punonjësit të policisë’. Ai është mbajtur rreth 3 orë dhe më pas ka lënë Komisariatin për të pohuar në një prononcim për “BalkanWeb” dhënë gazetares Klodiana Lala se nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtimi nga ana e tij.

Këtë gjë e vërteton edhe regjistrimi audio i bërë nga vetë Koka. Në audion që disponon “BalkanWeb”, Leonard Koka i kërkon policëve arsyen e shoqërimit. Biseda zhvillohet brenda në Komisariat.

“A po më shoqëron, a je ti komandanti? Më jep një arsye o vlla përse po më shoqëron?”, dëgjohet duke thënë Nar Koka. Ndërsa policët i thonë se do ia tregojnë më vonë.

https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1299188346796786/

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments