Dorëhiqet kandidatura e PS për bashkinë e Kavajës.

Aktualitet

Gruaja e Gentian Dajës, kreut të PS për Kavajën ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi për Bashkinë.

Në një status në Facebook ajo shkruan se u krijua tymnajë e madhe pasi Kryesia e PS Kavajë e zgjodhi si kandidate për kryetare bashkie. Ajo thotë se bashkëshorti i saj vlen më shumë për të se sa një karrige, shkruan Opinion.al.

Ja statusi i saj i sotem ne profilin e saj ne facebook:

 

Miq, gjatë ditëve të fundit kam parë tymnajën e madhe të krijuar mbi kandidimin tim në pozicionin e Kryetares se Bashkisë së Kavajës, qyteti ku kam lindur, ku kam ndërtuar familjen dhe ku do kaloj jetën.

Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige.

Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt.

Një falenderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qënë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falenderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qënë përkrahës i emrit tim.

Zotohem se si qytetare do kontribuoj për kryetarin e rradhës sepse dua me shpirt që Kavajën ta shoh vetëm në ditë të mira.

Me respekt SILVA DAJA