Nga Kreshnik Çollaku: Vërtetë i dhimbset atdheu, Ditmirit ??

Aktualitet

Ditmir Bushati ne dilemen e pazgjidhur mes atdheut dhe partise qenka kujtuar per nderin e atdheut por duke patur ne mendje partine.

A mund te merakoset per atdheun njeriu qe kunder atdheut mbushte sekretarite e zyrtareve ne Bruksel duke nxitur panik se nese u hiqen vizat shqiptareve ,europa do te permbytej me emigrante klandestine ?
A mund te merakoset per nderin e atdheut njeriu qe per abortin e dhunshem imagjinar te Griseldes beri te derdhe lot faqe parlamentit europian nje dashamirese e sinqerte e Shqiperise si Tanja Fajon ?
A mundet te merakoset per atdheun ministri qeveria e te cilit mbushi vendin me droge dhe e ktheu atdheun ne dispeceri te kanabisit per gjithe Europen ?
A merakoset per atdheun ministri qeveria e te cilit mbolli 2000 parcela kanabis ne vend ?
A merakosej per atdheun Ditmiri kur se bashku me te tijet per nje Vangjel nga Fieri bllokonte marrjen e statusit kandidat ?
A merakosej per atdheun dhe faqen e zeze te tij Ditmiri, partia e te cilit mbushi parlamentin me gangstere vrases e perdhunues ?
A merakoset per atdheun pushtetari kur nga vendi qe qeveris njerezit marrin arratine dhe mbushin kampet e refugjateve neper Evrope ?
Cfare faqe te bardhe kerkon ti ruaje atheut ministri,qeveria e te cilit zbraz cdo dite tonelata droge ne brigjet e vendeve fqinje ?
A u dashka atdheu i Ditmirit te mbaje pervec vujatjeve,varferise dhe arratise,papunesise dhe urise,mungeses se cdo shprese dhe bezdine e ministrit humor prishur pse dhimbja e njerezve qe lengojne ka ze ?
Vertete i dhimbset atdheu Ditmirit?

Por a ka sot krim me te madh ndaj atdheut sesa zgjatja e kesaj agonie ku qeveria e Ditmirit katandisi vendin?
A ka tradheti me te madhe se te heshtesh e te lejosh vendin te shkoje ne agoni drejt humneres?

Une besoj se Ditmirit nuk ia ndjen per atdheun dhe faqen e bardhe te tij,po tia ndjente do te kishte bere ate me te pakten,do te kishte ikur me shoket e tij qe thone qe qeverisin por po rrjepim te gjalle vendin.
Ditmirit nuk i dhimbeset atdheu. Ditmirit i dhimbest Partia.
Ndaj nga atdheu kerkon te vuaje ne heshtje perderisa Partia ngijet nga vuajtja e skamja e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?