Berisha për Ramën: Fundi yt është burgu ose fataliteti, rrugë tjetër nuk ke!

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi parlamentar i PD-së janë takuar me protestuesit në çadrën e protestës para Kryeministrisë.

Berisha, në fjalimin e tij deklaroi sot se kjo betejë e opozitës “është vendimtare. Është një betejë në të cilën ne nuk humbasim dhe nuk mund ta humbim kurrë. Sot jemi këtu për momentin disa qindra, por Edi Rama ta ketë të qartë se nëse vendosin këta qytetarë këtu, ky bulevard do të ketë qindra mijëra.

Merri këto ditë si ditë mëshire, – i tha Berisha, Ramës përmes medieve. –  Se duhet ta kesh të qartë se fundi yt është ose burgu, ose fataliteti. Rrugë tjetër nuk ke.”