Nga Serjan Cacaj: Xhiliola Lamaj, një deputuese e sukseseshme dhe gjithë vitalitet në letërsit.

Intervista

Para se ti drejtoj asaj disa pyetje modeste mbi jeten dhe aktivitetin e saj, une dua te shpreh ne disa rreshta konsideratat e mija per te.
Ne qytetin tone bregdetar me shume resuse natyrore per ti çfrytezuar, por jo po aq dhe ambjente brenda qytetit qe te te orfojne mundesi pushimi, edukimi dhe argetimi, ekziston nje vend, qe me te drejte mund ta quash Oaz i dijes, kultures dhe promovimit te vlerave me te mira letrare e artistike.
Ky institucion, qe me te drejte mund ta quajme keshtu, eshte biblioteka publike e qytetit “Shefqet Musarai”. Aty merre dhe jep kulture, dije dhe vlera njerezore. Aty eshte vendi i promovimeve, aktiviteteve dhe ngjarjeve historike, nderimit te figurave dhe konkurseve midis shkollave.
Por aty takohesh dhe njihesh me shok e miqe te vjeter, por perhere ze dhe miqesi te reja, me te gjitha brezat, te rinj e te moshuar.
Ne nje raste te tille une, para disa vjetesh, aty njoha nje vajze te hijshme, te bukur e te talentuar. Ishte Xhiliola Lamaj. Me la pershtypje per gjallerin e saj, per komunikimin plote edukate dhe respekte, per etiken e saj dhe paraqitjen gjithmon e qeshur e buze ne gaz. Ajo perveç se paraqiste dhe prezatonte krijimtarin e saj te botuar ne dy libra dinjitoze, drejtonte ne rolin e moderatores aktivitete te larmishme kulturore, artistike, shkollore dhe folklorike.
Me la mbresa kompetenca e saj, shume e çliruar nga emocionet dhe teper e shkathet, e preokupuar qe gjithçka te ecte sipas ides saj, duke depertuar, terhequr miratimin dhe ngjallur kenaqesi tek te gjithe te pranishmit.
Ajo eshte dalluar si aktiviste shoqerore dhe nje mike e shoqe e perkryer per gjithe ata qe jane ne rrethin e shoqeris saj. Nuk duken askund tek ajo gjurme fodulleku, mendje madhesije, euforije, egoizmi dhe xhelozime per vlerat e arritjet e te tjereve. Gjithçka ajo e bazon tek puna dhe suksesi vete, dhe arritjet e te tjereve jane per te pika referimi dhe jo cmira te nje njeriu mizantrop.
Pikerishte per keto cilesi dhe vlera te saj, une i drejtova shkurte disa pyetje, dhe pergjigjet e saj jane ne vazhdim.

Pyetje:

E di dhe vetkuptohet qe ne shkolle ke ecur ritmikisht mire dhe me rezultate te dallueshme, por si gjithmone, nxenesi rralle ndodh qe te jete ne te gjitha lendet primar, disa prej tyre i ka me per zemer dhe i perpin me me kenaqesi. Per ju si ka qene kjo ?

Pergjigje:

Me keni bere nje pyetje, cila lende ka qene me e dashura per mua!
Pa u vonuar shume dhe pa u menduar gjate, them letersia . Dhe besoj kjo fjale i shpjegon te gjitha ato aktivitete , e promovime qe kam realizuar ne kohe.

Pyetje

-Ku dhe kur mund te jete shfaqur ndonje talente…
-Po ne vete krijimtarine, ne cilen fush, ose aspekte te ka pelqyer te trajtosh me shume, natyren, shoqerin, vyrtutet e karakteret, tipat dhe portretet, mardheniet dhe problemet sociale, filozofime per ane te ndryshme te jetes shoqerore etj, etj.

Pergjigje:

Tek une nuk ka nje date apo dite te caktuar qete jete dukur si shkendije, jo une qe kur kam njohur veten time, jam dashuruar pas librit, letersis e punes krijuse, brenda moshes dhe nivelit asimilues te dijeve, gjithmpne kam bere diçka.
Ndersa per sa i perket hapesires ne te cilen une kam zhbiruar per te shkruar , mund te them qe ka qene e gjitheaneshme. Ne shkrimet e mia ka diversitet, kjo vjen si pasoje e deshires per ta prekur realitetin sa me nga afer ne te gjitha format dhe dimensionet e tij . Perderisa jemi pjese e ketij realiteti nuk kam si t’i shmangem cdo fenomemi apo dukurie qe sheh syri. I bardhe ose gri qofte natyra perseri ne shkrimet e mia dhe ne poezi konkretisht do te gjej tonalitetet e pershtatshme per t’i veshur ngjyrat qe do te dua une ti kombinoj ,por ndodh qe mund te behem edhe rebele dhe e percjell “grine” me gjithe melankoline , sentimentin, pompozitetin qe has duke e trasmetuar cdo gje ashtu si duhet e duke i vene pershkrimet ne syrin e mikroskopit. Kjo eshte detyra e shkrimtarit , te luaje me imagjinaten , te trasmetoje emocion, te shfaqe natyra te ndryshme pershkrimi me qellim per te krijuar afinitet dhe afektivitet tek lexuesi i tij .

Pyetje
Si jane pritur nga lexuesi e krijuesit librat e prezantuara nga ti, çfar pershtypje ke marre? Ç’plane te reja keni per te ardhmen.

Pergjigje:

Tani eshte bere publike qe une po pergatitem te nxjerre ne botim librin tim te trete , qe do te jete roman dhe puna ia ka nisur e do prezantohet ne momentin e duhur ne kohen e duhur, mendoj une . 2 librat e pare njeri prej tyre vellim poetik dhe tjetri proze-poezi , mund te them qe interes ka patur , ne ate auditor ku une bej pjese , por gjithashtu edhe tek miqte e mi qe ndodhen edhe me larg . Me vjen mire qe interesi zgjohet dhe deshira per te lexuar nga nje krijuese e re nxit kuriozitet , e kjo me ben te ndihem mire. Kam marre vleresime te vecanta, por edhe kritika aty -ketu , por puna duket qe ecen me sukses . Suporti i familjes dhe rrethit shoqeror luajne nje rol te rendesishem sepse une shkruaj te lexohem nga shume te tjere , shkruaj te le mbresa , por shkruaj gjithashtu te afroj lexuesin ne udhetimin tim qe do te jete vazhdimisht permanent . Nese vleresohem dhe pelqehem , kjo me ben te ndihem krenare , e me inkurajon te forcoje me shume penen per suksese edhe me te medha!

Pyetje:

-Ne cilin vite te shkolles je dhe fakulteti qe ndjek?
-Çfarë ben per te ngritur me larte nivelin e kultures dhe intelektin, krahas arsimimit, si kurse te ndryshme, gjuhe te huaj, trajnime, studime, shkrime publicistike etj?

Pergjigje:

Une jam duke finalizuar masterin shkencor ne degen gjuhe-letersi . Nderkohe une punoj edhe si gazetare investigative ne nje organizate. Eshte nje pervoje e re , qe do t’i shtohet cv-se time e backgrund-it tim ne te ardhmen .
Keshtuqe me eshte dashur te jem aktive vazhdimisht me shkrimet e mia publicistike ne gazetat e rrjetet sociale. E kerkon puna. Por pasuria me e jashtezakonshme dhe universale, me bindje e them , definitivisht jane librat . Nga 2 apo 3 romane ne muaj pervecse furnizojne qelizat e trurit me dituri jane edhe nje metode e mire per te mbajtur kujtese te gjate por edhe per t’u ndjere mire mes veti . Vazhdimisht jam ne kontakt me librin dhe do te jem, nisi fillimisht ne hapat e pare si obligim, me ate fjalen refren “duhet te mesosh qe te behesh dikushi” dhe sot jane bere miqte e mi te pandare .
Trajnimet sapo ia kane startuar punes dhe them qe do te jete nje vit i gjate me pune dhe angazhime te reja . Po marre trajnime vazhdimisht ne fushen e gazetarise dhe si perhere hiperaktiviteti im shihet e ndihet kudo ku une jam .

Pyetje:

-Synimet e tua per te ardhmen ku dhe si i shikon? Si do jete ecurija jote, ne cilat shina do rreshqasin patinat e tua?

Pergjigje:

Nuk kam deshire te behem monotone e per te mos u riperseritur e zgjatur shume. Xhiliola tani per tani njihet ketu ku eshte , per me tutje do duhet ende pune per t’u bere.
Ajo qe me pelqeu me se shumti ne pyetjet e tua eshte “ ne cilat shina do te rreshkasin patinat e tua”?

E vecante dhe shume domethenese kjo . Rruga ka nisur , patinat po ecin ne rrugen e duhur dhe them qe emrin tim do ta shkruaj me shkronja te medha ashtu si une e dua .

Faleminderit Xhiliola per pergjigjet dhe te uroj suksese ne jeten tende dhe synimet e deshirat e tua u befshin realitet.

Fotografia e Besjana Roshi

0 0 votes
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments