Kodheli, sulmon opozitën dhe u flet ushtarakëve për 1997-ën. A përbën kjo një skandal?

Aktualitet

Gjatë një takimi që ka patur me strukturat e Ushtrisë, që u nisën sot  në operacionin e NATO-s në detin Egje, Mimi Kodheli, ka paralelizuar ngjarjet e marsit të vitit 1997 me ngjarjen e Gërdecit, 9 vite më parë.

“Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartë dashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e ndonjë individi, i cili urdhëroi makabritete që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij.

E prapë, në marsin e vitit 2008, po e njëjta klikë hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak. I kemi sot mes nesh, të angazhuar që të pengojnë reformën në drejtësi”, deklaroi Kodheli.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments