Mendoj se kjo eshte nje proteste ashtu sic shprehet dhe kryetari Basha, pa kthim.
Por kjo proteste mendoj se duhet te radikalizohet cdo dite e me shume. Duhet ta mbushim bulevardin me sa me shume cadra. PD eshte force e madhe e nuk mund te rri me nje cader. Tu behet thirrje te gjitheve atyre qe u jane prishur shtepite, njerezve qe u jane prishur bizneset, njerezve qe jane hequr nga puna, njerezve qe jane dhunuar dhe poshteruar nga Rilndja, etj.
Mendoj qe protesta te shtrihet ne Çole te Vlores duke u bere thirrje banoreve qe Rilindja u prishi shtepite. Te perfshijme ne proteste Shkodren, Kukesin dhe Tropojen. Per varferine dhe eksodin, te perfshijme, Dibren, Mirditen, Malesine e Madhe, Korcen, Pogradecin, Tepelenen, Fierin, Librazhdin, Lushnjen, Elbasanin, etj.
Te solidarizohen Studentet, Gjimnazistet, nxenesit e shkollave nentevjecare, derisa te arrihet ne Greve Kombetare. Po u bllokua e gjithe Shqiperia, jam i sigurte se nuk kane nga te shkojne, nuk do te gjejne vrime ku te futen . Bllokimi i bulevardit me çadra Lirie do te japi efektet e veta, do te kete terheqje te vemendjes te opinionit mbarekombetar. Dhe jam i bindjes se keta njerez te thjeshte do te shnderrohen ne Luane Lirie, dhe Ushtare te Revolucionit Demokratik 2017.

Total 3 Votes
0
3