“Trembet” kanabisi. Peleshi në krye të luftës kundër drogës

Aktualitet

Nga nesër, Saimir Tahiri mund të fshihet pas Niko Peleshit, kur ta akuzojnë për arat me kanabis, skafet e mbushura me hashash apo laboratorët e drogës. Strategjia Kombëtare e Luftës Kundër Drogës nga viti 2017 deri në vitin 2020 do të prezantohet nga qeveria së shpejti, por detaje tashmë janë publikuar në media. Abc news raporton se Niko Peleshi do të jetë në krye të një Task Force që që koordinon punën e disa ministrive që angazhohen për të zbutur efektet e kanabisit te vitit të kaluar. Pas kultivimit masiv të kanabisit në vitin 2016, strategjia e re parashikon që Ministria e Shëndetësisë të identifikojë përdoruesit e drogës për t’ia kaluar emrat policisë, Ministria e Bujqësisë të rrisë ndihmat në fara dhe bagëti që fermerët të largohen nga kultivimi i kanabisit. Detyra të reja do të kenë edheMinistria e Arsimit dhe ajo e Mireqenies Sociale në lidhje me të rinjtë. Bie në sy fakti që emrat e përdoruesve të drogës do të shënohen në një regjistër, që do t’i shërbejë policisë për gjetjen e shitësve të lëndëvs narkotike. Ende është e paqartë si do të arrihet tek shitësit e drogës përmes përdoruesve, pasi policia duhet të mbajë nën vazhgim apo të përgjojë në këtë rast persona qe nuk kanë kryer asnjë vepër penale, sic janë përdoruesit e kanabisit apo drogave të tjera.

Dështimi i vitit 2016, ka bërë që policia të marrë masa ekstreme kundër drogës, ndaj metodat që do të përdoren për të arritur tek shitësit e drogës mbeten ende të paqarta.Pjesë e kësaj Task Forcës të drejtuar nga Niko Peleshi do të jenë edhe specialistë të huaj nga Këshilli Europian. Për të mos korrur të njëjtin dështim si në 2016, janë kërkuar edhe donacione nga ndërkombëtarët. Mungesa logjistike ishte një ndër vështirësitë që kishin efektivët e policisë për të shkuar në zonat e thella ku mbilleshin parcelat me kanabis.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?