Banorët e Zharrzës janë nisur në këmbë nga Fieri për në Tiranë.

Aktualitet

40 banorë të fshatit Zharrëz që ndodhen prej ditësh në grevë urie kundër kompanisë Bankes Petrolium, janë nisur në këmbë nga Fieri për në Tiranë. Grevistët shoqërohen nga të afërm të tyre, pasi gjendja shëndetësore është rënduar për shkak se janë prej 3 javësh në grevë. Ata u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen rrugës në protestën e tyre që duan të zhvillojnë para kryeministrisë. Banorët e fshatit Zharrëz akuzojnë Bankers Petrolium se u ka dëmtuar shtëpitë me shpërthimet nëntokësore që përdorin për nxjerrjen e naftës. Ata i kanë kërkuar qeverisë të marrë masa dhe protestën po e zhvendosin para zyrës së kryeministrit Rama, pasi e akuzojnë qeverinë se nuk po mbron interesat e tyre. /Lapsi.al

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments