Çmënden Sërbet. Turqia ndihmon me avionë Kosovën.

Rajoni

Mediat serbe vazhdojnë me lajmet e bujshme në të cilat “paralajmërojnë një luftë në Kosovë”.

Kësaj radhe, ata në artikujt e tyre, kanë përfshirë edhe rolin e Turqisë, në “mbështetjen e konfliktit” mes Kosoves dhe Serbise, transmeton portali Albanews.ch.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes ushtarake të shtetit të Kosovës dhe është i gatshëm për t’i dhuruar Kosovës aeroplanë “F-16 Falcon”, automjete të blinduara dhe tanke, shkruajnë sot mediat serbe.

“Është e sigurt se ata do të armatosin forcat tokësore, por do t’iu shesë ose të dhurojë atyre, edhe aeroplanë luftarakë. Deri më tani në shumë akademi ushtarake janë trajnuar pilotët e tyre, kështu që ky është një hap tjetër logjik. Kjo nuk është një surprizë, pasi Erdogan, si një përfaqësues i Neo-otomanizmit ka një interes të madh në Ballkan”, citohet të ketë thënë Mijalkovski.

Eksperti i sigurisë Bozidar Spasic paralajmëroi se Shqipëria do të blejë dy herë më shumë armë nga Turqia të cilët do t’i “përcjellë” për në Kosovë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?