SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Tirana dhe shumë qytete pa energji elektrike, situatë kaotike në vend

Në ditën e temperaturave rekord, Tirana dhe shumë qytete të tjera në vend janë pa energji elektrike.

Shumica e kryeqytetit nuk ka energji elektrike.

Kjo ka sjellë jo pak probleme. Gazetarët e SYRI TV raportojnë probleme në trafik për shkak të fikjes së semaforëve.

Ndërkohë raportohet për probleme edhe në seancat gjyqësore.

Nga ana tjetër, gazetarët e SYRI TV raportojnë se ka mungesë të energjisë edhe në shumë qytete të tjera si Durrësi, Fieri, Lushnja, Elbasani, Pogradeci, Korça, Shkodra, Kukësi etj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?