SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte do të kryesojë aleancën ushtarake të NATO-s për vitet e ardhshme pasi Jens Stoltenberg i Norvegjisë të japë dorëheqjen.

Rutte do të emërohet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s pasi Rumania ra dakord të mbështesë kandidaturën e tij, rapotojnë mediat ndërkombëtare.

Rutte pritet të drejtojë aleancën për disa vite të vështira, teksa aleanca transatlantike përpiqet të balancojë agresionin rus në Ukrainë.

Emërimi i tij u konfirmua pak përpara një samiti që do të mbahet në Uashington, më 9-11 korrik, duke shënuar 75 vjetorin e aleancës.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?