Flakë, tensione dhe tymuese, mbyllet për 4 minuta dhe 40 sekonda, seanca plenare për projekt-buxhetin 2024
Seanca më e rëndësishme e vitit në Parlament, ajo për miratimin e buxhetit, ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe 40 sekonda.
Kjo, për shkak të tensioneve dhe tymueseve të hedhura në Kuvend nga deputetët e opozitës.
Ka qenë kjo arsyeja, që mazhoranca ka miratuar në parim projekt buxhetin për vitin 2024, me 83 vota pro, pa debat.
Ndërsa deputetët e opozitës hodhën tymuese, çka solli dhe një episod flake në Kuvend, mazhoranca miratoi në kohë rekord projektbuxhetin me 83 vota.
Ndërkohë menjëherë më pas Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.
Total 0 Votes
0
0